Kurti: Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 20:50
Kurti: Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi.

Kurti ka thënë se me të biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, duke shtuar se Kurti: të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë të mblidhen nga institucionet vendore.

“Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot Online)