Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë

  • 23 January 2018 - 19:51
Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës. Persona të armatosur nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi të arit nga një argjendari.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë . Rasti ka ndodhur në një argjendari ku nën kërcënimin e armeve persona të dyshuar kanë grabitur një sasi të arit”, tha Ahmeti.

Sipas saj njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

(Kosova Sot)