Brenda qytetit nëntokësor 4 mijë vjeçar ku sot jetojnë 3 mijë njerëz

  • 24 January 2018 - 11:53
Brenda qytetit nëntokësor 4 mijë vjeçar ku sot jetojnë 3 mijë njerëz

Një qytet nëntokësor që dikur ka strehuar më shumë se 2 milionë njerëz.

Sanmenxia, në provincën Henan, ka rreth 10 mijë shtëpi nën tokë dhe 100 oborre të përbashkëta.

Sanmenxia daton 4000 vjet më parë. Aty sot jetojnë rreth 3000 njerëz.

Qeveria kineze po mendon ta kthejë këtë fshat një një atraksion turistik.
People’s Daily Online shkruan se turistët do të kenë mundësi të vizitojnë qytetin unik për arkitekturën e tij.

Shtëpitë me oborr të përbashkët njihen si yaodong dhe besohet se kanë qenë strehë e të paktën 6 brezave për qindra vite.

Ekspertët thonë se janë dashur tre vite punë për të ndërtuar një shtëpi të tillë.
Ato mund të duken të thjeshta në pamje të parë, por kanë elementë të jetesës moderne në Perëndim. 

(Kosova Sot)