Pesëvjeçarja shpëtoi nënën dhe vëllain nga vdekja

  • 04 August 2015 - 21:00
Pesëvjeçarja shpëtoi nënën dhe vëllain nga vdekja

Vajza pesë vjeçe shpallu hero ngase u ngjit këmbëzbathur sipër shkëmbit për të kërkuar ndihmë pasi nëna e saj dhe vëllai i saj foshnjë kishin dalë nga rruga si pasojë e një fatkeqësie komunikacioni, kur vetura e tyre rrëshqiti jashtë rrugës.  Angela Shymanski po voziste veturën e saj nga Kallgari për në shtëpinë e saj Princ Gjorgj, Kolumbia Britanike, derisa papritmas u përplas për një pemë, gjatë muajit qershor, transmeton Kosova Sot.

Nëna mbeti pa ndjenja

 Vajza e saj, Lexi, ishte zgjuar me disa gërvishtje kur e pa se nëna e saj ishte pa ndjenja, ndërsa që vëllai po qante. Angela kishte lënduar shpinën, Peter-i i vogël kishte gjakderdhje në tru dhe ata nuk do të mund të dalloheshin nga rruga pranë vendit Xhasper, Kanada. Lexi ia doli të dilte nga vetura dhe u ngjit sipër shkëmbit, për të sinjalizuar dikë që do të mund ta takonte në rrugë. Nëse ajo nuk do të kishte shkuar për ndihmë, Angela dhe Peter do të mund të vdisnin, ose të mund të mbeteshin të paralizuar gjatë gjithë jetës. Por, për fat të mirë, ata tashmë janë shëruar plotësisht. Angela, një instruktore e notit, gjashtë javë më pak thotë: 'Ishte çmenduri. Vetëm më kujtohet kur dolëm nga rruga. Vajza ia doli të dilte përjashta dhe këmbëzbathur u ngjit lëmajë. Është çmenduri pasi që pjesëtarët e ndihmës së parë na thanë se u ishin dashur litarë për të zbritur poshtë, derisa ajo kishte shkuar lart këmbëzbathur'.

Vozitësi i ndalur ishte mjek

Për fat të mirë, vozitësi i parë që kishte ndaluar ishte mjek, i cili e kishte ditur se nuk duhej lëvizur Angela. Që të tre i kishin bartur me helikopter në spital, ku Lexi ishte trajtuar për lëndime të pakta, ndërsa Peter për lëndime në tru. Pasi kanë qëndruar  19 ditë në spital, ajo i ishte kthyer shtëpisë dhe burrit, i cili ka marrë pushim për t’u kujdesur për familjen e tij.  

(Kosova Sot)