Sëmundja misterioze që i humbi kontrollin e muskujve

  • 04 August 2015 - 21:44
Sëmundja misterioze që i humbi kontrollin e muskujve

Nëna e dy fëmijëve nga Gjeorgjia për momentin është duke u trajtuar në spital nga një sëmundje, e cila mbetet që të diagnostikohet, transmeton Kosova Sot.

Ditë e kaluar në pishinë me vajzat

Stefanie Ballard u sëmur në mesin e muajit korrik, sipas faqes “GoFundMe”që ishte hapur për të nga bashkëshorti i saj, Pete Ballard. Aty thuhet: 'Më 15 korrik, pas një dite të kaluar në pishinë me dy vajzat e saj të vogla (Riley-6 vjeçe dhe Reese-4 vjeçe) ajo filloi të ndihej keq, e ne menduam se ishte ndonjë grip veror, por kur ethet e saj u larguan, mëngjesin tjetër, ajo filloi të ndjente dhimbje, turbullime dhe më pas filloi ta humbiste ekuilibrin e saj dhe kontrollin mbi muskujt. 'Kjo u përshpejtua shumë', vazhdon burri i saj: 'E kemi dërguar në spitalin “Piedmont Hospital” ku ata ku kishin vërejtur nj lloj të pikës në tru dhe kishin identifikuar në inflamacion në tru si shkas i simptomave. 'Ajo ishte pranuar në “ICU” dhe deri më tani mjekët janë duke punuar për ta zbuluar shkakun e inflamacionit' thotë Pete Ballard  për “MyFoxAtlanta”, që edhe më herët kishte raportuar për ngjarjen: 'Sistemi i saj imun është i hutuar dhe momentalisht është duke sulmuar trurin e saj, të cilin e ka ngatërruar me ndonjë virus, duke menduar se duhet ta luftojë'.

Care: This photograph, shared on a GoFundMe page set up for Mrs Ballard, shows her during her second day in an intensive care unit (ICU) 

Treatment: Mrs Ballard is seen in a hospital bed on her fourth day in the ICU as her condition continues to get worse

Ajo ka humbur kontrollin ndaj muskujve

Bashkëshortja e tij ka pësuar shumë dëmtime, sipas sajtit “GoFundMe”. Në këtë faqe thuhet: 'Ajo ka humbur pothuajse 100 për qind të kontrollit ndaj muskujve në anën e djathtë të trupit të saj si dhe dëmtime të mëdha në anën e saj të majtë'. Të enjten, faqja kishte shkruar se ana e majtë e Stefanie-s ishte 'shumë e dobët'. Pete Ballard ka thënë për “MyFoxAtlanta”, të enjten, se gruaja e tij kishte bërë një biopsi të trurit dhe se gjendja e saj shumë shpejt duhet të diagnostikohet. Bashkëshorti i saj tashmë përmes faqes së krijuar po pranon shumë fonte për ta ndihmuar bashkëshorten e tij. Deri më tani ata kanë arritur të mbledhin rreth 40,000 dollarë, derisa qëllimi i tyre është të grumbullojnë 60,000 dollarë.   

(Kosova Sot)

Together: Mrs Ballard is seen in early July just days before she fell ill enjoying the summer with one of her daughters