Përtyp çamçakëz deri 7 orë në ditë, ja se çfarë i ndodh

  • 04 August 2015 - 23:34
Përtyp çamçakëz deri 7 orë në ditë, ja se çfarë i ndodh

Kler Embëllton (Claire Embleton) është një grua e re nga Liverpuli në Angli, që ka përtypur çamçakëz rregullisht, për deri shtatë orë në ditë, këto pesë vitet e fundit. Por pasojat janë të pabesueshme: asaj i janë bllokuar nofullat dhe tani përballet me dhimbje të rënda.

Mjekët thonë se ajo që i ka ndodhur 38 vjeçares e detyron atë t’i nënshtrohet një operacioni të komplikuar.

Aktualisht, ajo arrin të hapë gojën vetëm 1 cm. Deri dje, ajo hante, pinte dhe fliste normalisht. Por krejt papritur goja iu bllokua dhe ajo u paralizua.

Gruaja thotë se fillimisht vajti te dentisti që e dërgoi menjëherë te mjeku specialist ku edhe mësoi se në ç’gjendje ishte.

Ajo thotë se kurrë nuk kishte menduar se mund t’i vinte e keqja nga përtypja për orë të tëra e çamçakëzëve.

Ajo tregon se disa herë kohët e fundit kishte pasur bllokim të nofullave por nuk e kishte vrarë shumë mendjen, derisa erdhi momenti që goja iu mbyll thuajse plotësisht.

Mekët sqarojnë se muskujt e gojës i janë konsumuar 38 vjeçares duke bërë që të humbasin funksionimin e mëtejshëm.

Tani, në ndërhyrjen që duhet të bëjë, 38 vjeçarjes duhet t’i vendosen pllaka metalike në gojë që ta lejojnë atë të mund të hapë gojën dhe të lëvizë nofullat, transmeton noa.

Mjekët e kanë paralajmëruar se në fytyrën e saj mund të mbeten shenjat e plagëve.