Zeqa: Standardi i dyfishtë para ligjit

  • 01 February 2018 - 13:16
Zeqa: Standardi i dyfishtë para ligjit

Sipas analistit Florim Zeqa, për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar paanshmëria dhe besnikëria ndaj ligjit, si dhe aplikimi i barabartë për të gjithë qytetarët, janë koncepte abstrakte dhe nocione të panjohura! Kjo për arsye se prokurorët dhe gjyqtarët prej kohësh i janë nënshtruar shantazhit të politikës dhe nëntokës kriminale. "Kështu, në vend të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve nga kriminelët, janë shndërruar në rrënues të tij, duke bërë që në këtë shtet të mjerë të Kosovës të mos ketë sundim të ligjit, por vetëm të 'Maliqit', që i bie se ligjet i diktojnë të fortët e politikës dhe grupet mafio-kriminale. Gjyqtarët e kapur dhe ngulfatur nga bosët e politikës dhe të nëntokës kriminale janë shndërruar në mospërfillës dhe mosmirënjohës edhe ndaj këshillave të miqve ndërkombëtarë, në veçanti ndaj SHBA-së, shtetit i cili ka investuar shumë për lirinë e vendit tonë, e po ashtu edhe në përmirësimin e sistemit të drejtësisë", tha Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)