Dalin pamjet e para brenda Ambasadës amerikane në Kosovë - Lajme - Kosova Sot
Dalin pamjet e para brenda Ambasadës amerikane në Kosovë

Dalin pamjet e para brenda Ambasadës amerikane në Kosovë

Çdo qytetar që futet në kryeqytet nga lagjja "Arbëria", s’ka pasur si të mos e vërë re ndërtesën e madhe të Ambasadës amerikane

Punët aty po vazhdojnë në një objekt ndër më të mëdhenjtë në Prishtinë.

Por, kjo është hera e parë që pamje nga brenda të punëve dhe ndërtesës dalin në publik, dhe kjo u bë falë vizitës në punishte të ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ambasada amerikane ka thënë se është e kënaqur me punët që po bëhen në objektin e ri të Ambasadës.

Ndryshe, punët në ndërtimin e Ambasadës kanë nisur qe më se 2 vjet dhe akoma nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të përfundojnë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

14 orë e 36 minuta më parë
18/08/18