SIPAS MJEKËVE, I KANË MBETUR VETËM EDHE PAK DITË JETË - Lajme - Kosova Sot
SIPAS MJEKËVE, I KANË MBETUR VETËM EDHE PAK DITË JETË

SIPAS MJEKËVE, I KANË MBETUR VETËM EDHE PAK DITË JETË

Amy tani gjendet në një qendër përkujdesjeje për personat që janë buzë vdekjes.Amy Redhead kishte refuzuar që të trajtohej me kimioterapi, meqë donte që të ishte sa më e fortë gjatë ditëve të fundit të saj. Tani është duke përdorë mediat sociale, për t'i vetëdijesuar të tjerët rreth kësaj sëmundjeje.

Një femër 28 vjeçe, së cilës mjekët i kanë dhënë vetëm edhe disa ditë jetë, pasi që më parë ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve, ka publikuar fotot e momenteve të saj të fundit, me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Amy Redhead, nga Uest Midlands, kishte kohë që kishte dhembje të barkut, por shkoi te mjeku vetëm pasi që hetoi një si duq në barkun e saj. Me këtë rast mjekët gjetën se ajo vuan nga një formë agresive e kancerit, i cili i është përhapur edhe në mëlçi.

Amy është tepër kokëfortë

Pasi që, në fillim, mjekët i kishin thënë asaj se do të jetonte edhe disa muaj, më pas, kur i kishin bërë analiza të mëtejme, i kishin thënë se situata e saj është më e keqe, sesa që kanë menduar në fillim. Amy tani gjendet në një qendër përkujdesjeje për personat që janë buzë vdekjes (që nuk kanë shërim). Amy Redhead kishte refuzuar që të trajtohej me kimioterapi, meqë donte që të ishte sa më e fortë gjatë ditëve të fundit të saj. Tani është duke përdorë mediat sociale, për t'i vetëdijesuar të tjerët rreth kësaj sëmundjeje. Motra e saj, Emily, 22 vjeçe, thotë: 'Amy është tepër kokëfortë, prandaj nuk u befasuam kur ajo refuzoi kimioterapinë. Edhe ashtu, mjekët na kanë thënë se kimioterapia nuk do ta shëronte atë, vetëm sa do t'ia zgjaste jetën edhe disa muaj. Amy tha se më me dëshirë pranon që të jetojë më pak, e të jetë më e fortë dhe e vetëdijshme, sesa që të jetojë disa muaj më shumë, e gjendja e saj të jetë tepër e rëndë, si pasojë e terapisë.Amy Redhead, nga Uest Midlands, kishte kohë që kishte dhembje të barkut, por shkoi te mjeku vetëm pasi që hetoi një si duq në barkun e saj. Me këtë rast mjekët gjetën se ajo vuan nga një formë agresive e kancerit, i cili i është përhapur edhe në mëlç

Apeli për kontrolle mjekësore

Anëtarët e familjes janë tepër të lumtur që kanë festuar së bashku ditëlindjen e Amy-t, Kërshëndellat, Vitin e Ri dhe ditëlindjen e 76-të të të atit. Redhead tanimë ka planifikuar funeralin e saj dhe ka krijuar një kuti kujtimesh, për t'ua lehtësuar dhembjen familjarëve, pasi që të ketë vdekur. Që nga mosha 11 vjeçe ajo vuante nga koliti, inflamacion i shtresës së brendshme të zorrëve dhe, që atëherë, mjekët i kishin thënë se është më e rrezikuar nga paraqitja e kancerit të zorrëve. Por, deri pak javë para se t'i vihej diagnoza, Amy ndihej dhe dukej tërësisht e shëndoshë, pa asnjë problem. Tani, ajo apelon te të tjerët që të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore edhe nëse ndihen në formë dhe janë shëndosh e mirë. 

(Kosova Sot)

1 orë e 52 minuta më parë
14/11/18