Zhvillime të reja mbi vrasjen e Devi Kasmit, kërkesa tjetër e grekut Eftimiu - Lajme - Kosova Sot
Zhvillime të reja mbi vrasjen e Devi Kasmit, kërkesa tjetër e grekut Eftimiu

Zhvillime të reja mbi vrasjen e Devi Kasmit, kërkesa tjetër e grekut Eftimiu

Mëngjesin e sotëm ka pasur zhvillime në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, ndodhur pak kohë më parë në Tiranë.

Saimir Vishaj, avokati i grekut Eftimio Eftimiu kërkoi sot ndryshimin e masës së arrestit.

Sipas Vishës, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për klientin e tij dhe materialet e depozituara nga akuza nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Greku Eftimiu akuzohet se vrasësi me pagesë i Devi Kasmit.

Sipas policisë ai me 3 persona të tjerë kanë organizuar atentatin e ndodhur në Tiranë.

Eftimiu është emër i njohur edhe për drejtësinë e vendit fqinj pasi ai është dënuar si person i lidhur me trafikun e drogës dhe trafikim njerëzish.

(Kosova Sot)

2 orë e 19 minuta më parë
26/09/18