Fillojnë sulmet ajrore të Izraelit kundër caqeve siriane dhe iraniane - Lajme - Kosova Sot
Fillojnë sulmet ajrore të Izraelit kundër caqeve siriane dhe iraniane

Fillojnë sulmet ajrore të Izraelit kundër caqeve siriane dhe iraniane

Ushtria e Izraelit sot i ka ndërmarrë 12 sulme kundër caqeve siriane dhe iraniane në Siri, në atë që e ka përshkruar si sulme të “shkallës së gjerë” pas këmbimit të zjarrit më herët gjatë ditës.

“Para pak minutave, aeroplani izraelit...e ka marrë në shënjestër në sistem të mbrojtjes ajrore siriane dhe caqe iraniane në Siri”, theksohet në njoftimin e ushtrisë së Izraelit.

“12 caqe, përfshirë bateri të mbrojtjes ajrore dhe katër caqe iraniane, që janë pjesë e ushtrisë iraniane në Siri, janë sulmuar”, thuhet më tutje në njoftim.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Siri, SANA, ka raportuar se mbrojtja ajrore e Sirisë, është përgjigjur ndaj “një agresioni të ri izraelit” dhe se burimet kanë thënë se mbrojtjet i kanë penguar sulmet kundër pozicioneve ushtarake në pjesën jugore të Sirisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, një aeroplan luftarak izraelit i tipit, F-16, është rrëzuar nga zjarri i mbrojtjes ajrore të Sirisë, gjatë sulmeve kundër “caqeve iraniane” brenda Sirisë, ka thënë një zëdhënës ushtarak izraelit.

Raportohet se të dy pilotët e aeroplanit të rrëzuar janë gjallë, megjithëqë njëri ishte i plagosur rëndë, ka njoftuar ushtria izraelite.

(Kosova Sot)

11 orë e 35 minuta më parë
20/09/18