Vrasja në Klinë, mësohen detaje të reja – ndryshe nga ato që ishin raportuar më parë!

  • 11 February 2018 - 16:26
Vrasja në Klinë, mësohen detaje të reja – ndryshe nga ato që ishin raportuar më parë!

Në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës, të dielën nga një armë zjarri e ka humbur jetën një i mitur. Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka qenë aksidentale.

Rastin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Kemi të bëjmë me një vrasje aksidentale që ka ndodhur rreth orës 10:20”, ka konfirmuar Rugova. Djali i mitur është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas Rugovës, policia është duke hetuar rastin.

Më parë ishte raportuar se viktima ishte në kasë të pestë, përderisa kryesi i veprës thuhej  se ishte në klasën e dhjetë, por prokurorja kujdestare në Pejë, Zahide Gashi ka thënë se i dyshuari dhe viktima kanë qenë moshatar. Njëri 12 dhe tjetri 13 vjeç.

“Po jemi duke u marrë me rastin. Sipas informatave të para që i kemi, kemi të bëjmë më një vrasje aksidentale. Një 13 vjeçar ka vrarë aksidentalisht një 12 vjeçar. Të dy të miturit kanë lidhje familjare mes vete, por është ende të flasim për raportet finale shkaku që rasti ka ndodhur para 2-3 ore dhe ende është duke u hetuar”, tha Gashi.

E sipas burimeve, të miturit kishin marrë pushkën në shtëpi dhe kishin dalë për gjueti, kur papritmas ngatërrohen në një tel dhe aksidentalisht pushka ka ndezur duke e goditur për vdekje të miturin, i cili thuhet se ka qenë djali i hallës i të miturit tjetër. 

(Kosova Sot)