Çfarë i dhuroi Thaçi për ditëlindje kongresistit Eliot Engel (Foto)

  • 18 February 2018 - 22:47
Çfarë i dhuroi Thaçi për ditëlindje kongresistit Eliot Engel (Foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka uruar datëlindjen kongresistit Eliot Engel.

Ditëlindjen e 71’të kongresmeni Eliot Engel e ka kaluar në Kosovë. Ai mori pjesë në festimet në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë.

Ditëlindjen mikut amerikan i ka uruar edhe presidenti Hashim Thaçi. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Thaçi ka treguar se i ka dhuruar mysafirit librin e tij biografik.

“Miku im dhe i shtetit të Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, sot mbushi 71 vjet. Ditëlindjen e tij ai e festoi me Kosovën, duke na u bashkuar në festën e jubileut të pavarësisë. I uroj jetë të gjatë, me shumë gëzime dhe me shumë miq. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

Image

 

(Kosova Sot)