Komisioni Evropian kundër deklaratave të Edi Ramës

  • 19 February 2018 - 16:24
Komisioni Evropian kundër deklaratave të Edi Ramës

Propozimi pompoz i kryeministrit shqiptar Edi Rama për një president ndërkombëtarë po kundërshtohet edhe nga komisioni Evropian.

Një ditë pas deklaratës së Edi Ramës për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ky komision ka reaguar edhe zyrtarisht.

“Jemi kundër deklaratave që mund të interpretohen si ndërhyrje. Deklarata e Ramës nuk ndihmon për një fqinjësi të mirë. Nxisim vendet që të punojnë për përmbushjen e reformave” tha thënë zëdhënësja e Komisionit Europian Catherine Ray.

Propozimi i Edi Ramës u bë në takimin e politikanëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, mirëpo u kundërshtua me shumic edhe nga shoqëria civile në Kosovë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”  ishte shpehur Edi Rama.

(Kosova Sot)