Mediat greke: Presidenti Meta bllokon negociatat, ‘zjarr’ në marrëdhëniet mes dy vendeve

  • 21 February 2018 - 10:34
Mediat greke: Presidenti Meta bllokon negociatat, ‘zjarr’ në marrëdhëniet mes dy vendeve

Nje dite pas deklarates se forte te Presidentit Ilir Meta se nuk mund te firmose nje leter te bardhe, sa i takon negociatave mes Shqiperise e Greqise per kufirin detar, mediat greke kane reaguar ashper, duke leshuar mori akuzash.

Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë: Presidenti shqiptar bllokon negocimin. Me kete titull ka dale gazeta greke Eeleftheros typos.

Media greke flet me tej per “Zjarr” në marrëdhëniet greko-shqiptare te vëne nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas refuzimit të tij për të dhënë leje për bisedime të mëtejshme me Greqinë per kufijtë detarë, duke kërkuar më shumë informacion rreth asaj per te cilen po negocion qeveria.

“Kërkesa nuk përcakton qartë çështjen e negociatave për të cilat kërkohet autorizimi”, tha Ilir Meta dje një konferencë shtypi.

Sipas tij, “Qëllimi i presidentit nuk ishte dhe nuk është te beje lojëra politike me një çështje aq serioze dhe delikate”.

(Kosova Sot)