Mehmetit: Nuk u bën nder dekorata e Thaçit njerëzve të ndershëm!

  • 21 February 2018 - 12:14
Mehmetit: Nuk u bën nder dekorata e Thaçit njerëzve të ndershëm!

"Nuk u bën nder dekorata e Thaçit njerëzve të ndershëm, e të cilët janë të pakët në këtë listë", tha Faton Mehmeti për "Kosova Sot"

Sipas Faton Mehmetit, Thaçi nuk është person uniteti dhe asnjëherë nuk arriti të dalë mbi interesat e ngushta të rrethit të tij të ngushtë si president vendi.

"Në këtë kuadër është edhe çështja e dekoratave. Lista e dekorimeve nga Thaçi është listë jaranish dhe bërje biznesi. Nëse shohim me vëmendje në atë listë janë edhe kriminelë, haraçistë dhe njerëz që janë prapa grilave. Sigurisht se kjo listë nuk i bën nder Kosovës, dhe as njerëzve të ndershëm që kanë kontribuar me ndershmëri për Kosovën. Thaçi po keqpërdor pozitën e presidentit për përfitime personale, pasi nga këto dekorime në konton e tij janë derdhur para. Disa nga këto dekorime janë blerë, disa janë dhënë alla qerasje jaranie", potencoi Mehmeti për "Kosova Sot".

Sipas tij, nuk mund të dekorojë dikë dikush si Thaçi, që është i përfshirë në krim dhe korrupsion, prandaj po refuzohen në disa raste dekoratat e tij.

(Kosova Sot)