Presidenti slloven i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

  • 22 February 2018 - 00:04
Presidenti slloven i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i është kundërpërgjigjur udhëheqësve të Serbisë, pas kritikave që mori prej tyre, për deklaratat e tij rreth Kosovës.

Udhëheqësi slloven ka thënë se vendi i tij dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme për Kosovën.

"Kosova është një prej çështjeve madhore politike, për të cilat Sllovenia dhe Serbia kanë pikëpamje dukshëm të ndryshme", ka thënë Pahor, të mërkurën, sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA.

Ditë më parë, Pahor ka deklaruar se Sllovenia do të angazhohet për të siguruar njohjen e Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian që s'e kanë bërë një gjë të tillë ende. 

Deklarata e tij, e bërë pas një vizite zyrtare në Prishtinë, ka shkaktuar zemërim të madh në Beograd.

(Kosova Sot)