Aliu: Rol primar po luajnë vëllezërit tejet të inkriminuar Devolli

  • 22 February 2018 - 19:11
Aliu: Rol primar po luajnë vëllezërit tejet të inkriminuar Devolli

Sipas analistit Bislim Aliu, në pakënaqësinë dhe përçarjet në VV, që kanë filluar para një viti e më tepër, rol primar po luajnë vëllezërit tejet të inkriminuar Devolli, duke u angazhuar për të formuar me pjesën tjetër të VV-së një parti të re socialdemokrate."Në këtë parti do të udhëhiqnin 'të pakënaqurit' e VV-së, në krye me ata që punuan në dy mandate, tërë- sisht për interesa personale, në Komunën e Prishtinës dhe bënë krejt atë që deshën, në krye me Shpend Ahmetin dhe krahun e djathtë të tij, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët. Shpend Ahmeti i ka disa fytyra. Ai komunën e Prishtinës e shndërroi në 'pronë private' dhe bëri atë që deshi. Pra, punoi ekskluzivisht për interesa personale dhe të oligarkëve Devolli, me jahtin e famshëm, që u zu MAT dhe ryshfetet e larta që u paguan për marrjen e lejeve ndërtimore, por edhe shumë tenderëve që u dhanë jashtëligjshëm", theksoi ai për "Kosova Sot". Sipas Aliut kjo, pa dyshim paraqet një fatkeqësi të madhe për qytetarët e Prishtinës, që po udhëhiqet nga një mashtrues dhe matrapaz tejet i inkriminuar, që e bën identik me klanin 'Pronto'. Ai shton se me këtë paraqitje të vazhdueshme të tij Shpend Ahmeti tregon sikur të ishte kopje apo 'klonim" i klanit 'Pronto' dhe i z. Grabovci. "Një parti e re, me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët, do të jetë një fatkeqësi për qytetarët, pasi që edhe kjo parti do të financohet nga vëllezërit Devolli, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i kriminalizimit të mitës dhe i parregullsive antiligjore", tha më tutje Aliu.

(Kosova Sot)