Hoti: Seanca nuk duhet të vazhdojë!

  • 23 February 2018 - 11:18
Hoti: Seanca nuk duhet të vazhdojë!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Kryeparlamentari Kadri Veseli që të mos vazhdohen punimet e seancës plenare për ratifikimin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Mali të Zi, pa arritur konsesus ndërmjet partive politike shqiptare.

Hoti, ka thënë se vota e Grupit Parlementar të tij do të jetë kundër nëse nuk aprovohet kërkesa e tyre që të tërhiqet nga projektligji për demarkacion, raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

Para Hotit, edhe shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca deklaroi votën kundër demarakcionit në emër të partisë.

Seanca është duke vazhduar.