Gjermanët sjellin në Shqipëri grabitësin e rrezikshëm

  • 23 February 2018 - 16:19
Gjermanët sjellin në Shqipëri grabitësin e rrezikshëm

Në bashkëpunim me Gjermaninë, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë ekstraduar këtë të premte nga qyteti i Frankfurtit një 31 vjeçar shqiptar, të dënuar me 7 vite burg për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Fjala është për shtetasin Redi Ferizaj, i dënuar nga gjykata e Tiranës me 7 vite burgim në vitin 2015. 

31 vjeçari kishte mundur t’i shmangej drejtësisë përmes largimit në Gjermani, por bashkëpunimi me Interpol ka bërë të mundur arrestimin e të riut.

“Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim”, thotë policia në një njoftim.

(Kosova Sot)