7 vjet e 3 muaj burg për të dyshuarin për shitblerje të drogës

  • 23 February 2018 - 16:56
7 vjet e 3 muaj burg për të dyshuarin për shitblerje të drogës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg për të pandehurit G.R, i cili në bazë të aktakuzës të Prokurorisë Speciale të Kosovës, akuzohet se ka kryer veprën penale “krimi i organizuar” dhe lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope.

I pandehuri G.R akuzohet se gjatë vitit 2010, në bashkëpunim me të gjykuarit I.K, Sh.H, F.M dhe A.L, duke vepruar si grup kriminal i strukturuar dhe organizuar, me qëllim të përftimit të dobisë pasurore kanë kryer krim të rëndë – ofrimit për shitje, të shitjes dhe transportimit të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm, në atë mënyrë që i pandehuri ka organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi, kështu që në Zvicër ia ka dhënë të gjykuarit I.K veturën dhe lejen e qarkullimit në emër të të pandehurit G.R, dhe sipas marrëveshjes e ka dërguar në Kosovë që të blejë rreth 7.5 kg narkotik të llojit heroinë dhe pastaj t’i transportojë në Zvicër për shitje.

(Kosova Sot)