DOSJA/ E njohu para 12 vjetësh, supermashtruesja nga Tirana i vjedh 900 mijë euro ‘mikut’

  • 25 February 2018 - 12:27
DOSJA/ E njohu para 12 vjetësh, supermashtruesja nga Tirana i vjedh 900 mijë euro ‘mikut’

Një histori si nëpër filma, njihen prej 12 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe, ajo duket se kishte vetëm një qëllim: ta grabiste sa më shumë. Ndërsa ai, prej kaq kohe vetëm besonte te ajo, derisa një ditë vendosi ta padisë në prokurori për mashtrim.

Prokuroria e Durrësit ka prerë flet arrestin për një 38 vjeçare me banim në Tiranë, e cila ka përvetësuar përmes mashtrimit shuma të mëdha parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro.

DOSJA E PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme  të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra  duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe  vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona  të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

(Kosova Sot)