Mulliqi:LVV-ja deri më tash është kategorike në qëndrimin pro raportit të eksperteve

  • 25 February 2018 - 13:13
Mulliqi:LVV-ja deri më tash është kategorike në qëndrimin pro raportit të eksperteve

 Analisti Skënder Mulliqi tha për "Kosova Sot', se nuk u arrit marrëveshja mes LDK-së dhe AAK-së për kategorizim të raportit, sepse LDK-ja moti është proklamuar se është vetëm për variantin qeveritar të vitit 2015. "Zor është që edhe në javën e ardhshme, kur pritet të procedohet në Kuvend Demarkacioni, t'i ketë votat e nevojshme për variantin qeveritar bashkë me aneksin e nënshkruar mes Thaçit dhe Vujanoviqit, apo edhe të kemi konsensus midis partive politike që të votohet edhe për raportin ekspertëve", u shpreh ai ." LVV-ja deri më tash është kategorike në qëndrimin pro raportit të eksperteve. Gjithnjë e më shumë, edhe përkundër disa deklarimeve edhe të Veselit, se do të arrihet konsensus, mendoj se kjo punë vështirë do të arrihet, siç do të jetë vështirë të sigurohen votat për çfarëdo varianti që bëhet fjalë. Gjithnjë më afër po duken zgjedhjet e reja nacionale. Dikush po dëshiron ashiqare të mashtrojë opinionin se me ratifikimin e Demarkacionit do të kemi liberalizim të vizave, kur dihet se kushti kryesor për t'u përmbushur është lufta kundër krimit dhe korrupsionit ", vijoi më tutje Mulliqi. 

(Kosova Sot)