Presidenti ua tregon prindërve librin biografik, ku prezantohet si lider i madh

  • 25 February 2018 - 14:23
Presidenti ua tregon prindërve librin biografik, ku prezantohet si lider i madh
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka treguar prindërve të tij librin biografik për të, të shkruar nga gazetarët anglezë. Libër i cili e paraqet Presidentin si lider të madh.

Thaçi thotë se protagonistë të kësaj biografie janë edhe prindërit e tij.

“Pata kënaqësinë t'ja përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjërësisht për këtë libër nga autorët”, shkruan Thaçi, transmeton Express.

Thaçi tha se ky libër ua ka përkujtuar momentet e gëzimit dhe pikëllimit.

“Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten por sot patëm arsye t'i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër”, ka përfunduar ai.

Presidenti gjatë vikendeve viziton prindërit në vendlindjen e tij në Burojë, kjo vërehet për shkak të postimeve që ai i bën nëpër rrjetet sociale gjatë vikendit.

(Kosova Sot)

Image