Deri dje kryetar i zemrës, tani Haxhiu s’lë gjë pa thënë për Shpendin - Lajme - Kosova Sot
Deri dje kryetar i zemrës, tani Haxhiu s’lë gjë pa thënë për Shpendin

Deri dje kryetar i zemrës, tani Haxhiu s’lë gjë pa thënë për Shpendin

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e komentoi dorëheqjen e Shpend Ahmetit si një vendim të gabuar pasi që sipas saj me votat e aktivistëve ai e fitoi edhe një mandat për të qenë në krye të komunës së Prishtinës

“Vetëvendosja gjatë kësaj kohe nuk ka qenë në ditët e zakonshme. Kemi pasur probleme të  brendshme dhe unë dje kam pasur një reagim se dorëheqja e Shpendit nga VV-ja nuk ka qenë e befasishme”.

“Ka shumë ditë dhe kohë që Shpendi nuk respekton organet e VV-së duke injoruar kryesinë dhe takimet e tjera. Ka kohë që e kemi pritur që do të japë dorëheqje. Ai  ka gabuar që ka dhënë dorëheqje se ka pasur një aktivizim të jashtëzakonshëm të aktivistëve dhe qytetarëve që ai të jetë kryetar i Prishtinës”, tha Haxhiu, transmeton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se të dorëhequrit si kushtëzim të vetëm e kanë pasur moskandidimin e Albini Kurtit për kryetar. Ani pse sipas saj ata ju kanë bërë thirrje që të kandidojnë duke e kundërshtuar Albinin por brenda një procesi zgjedhor.

(Kosova Sot)

2 orë e 31 minuta më parë
24/09/18