‘Për demarkacionin kanë ndryshuar disponim edhe deputetë të VV-së’ - Lajme - Kosova Sot
‘Për demarkacionin kanë ndryshuar disponim edhe deputetë të VV-së’

‘Për demarkacionin kanë ndryshuar disponim edhe deputetë të VV-së’

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli , ka paralajmëruar se deputetë të Kuvendit janë afër arritjes së konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai madje ka bërë të ditur se ka deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që janë duke ndryshuar pozitivisht.

Veseli po ashtu ka treguar se sot në mbledhje të Kryesisë kanë diskutuar për çështjen e rregullores së punës së Kuvendit, dhe sipas tij nuk ka pasur mbledhje për diçka tjetër.

Veseli: Kanë ndryshuar disponimi edhe deputet nga LVV-ja

“Disponimi i shtetit të Kosovës është i pa cenuar edhe do të integrohet në Bashkimin Evropian si shtet i pavarur dhe sovran dhe në të njëjtën kohë disponimi i të gjithë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht përfshirë edhe te disa kolegë të deputetëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes , pastaj edhe ne të gjithëve “, tha Veseli.

Veseli tha se nuk ka pasur tensione brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, gjatë diskutimit për rregulloren e punës. Ai po ashtu ka thënë se janë vonë edhe me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Veseli: Nuk kishte tensione në mbledhje

“Ne sot jemi takuar vetëm për çështjen e rregullores …..Ajo do të ndodh shpejt . Jemi duke punuar intenzivisht që ta arrimë konsensusin e përbashkët në mënyrën që të ecim përpara dhe mos të vonohemi. Mjaft jemi vonuar . Por në këtë mbledhje nuk kemi pasur diskutim çështjen e shënjimit të kufirit . Nuk ka pasur tensione ka pasur vetëm diskutime të mira . Po jemi edhe në përfundim edhe të rregullores . Vetëm për këtë çështje sot kemi diskutuar “, tha Veseli.

Mbledhja e Kryesisë sot është mbledhur papritmas pas një pushimi të Kuvendit i cili është mbledhur sot për të diskutuar për rregulloren e punës.

(Kosova Sot)

13 orë e 15 minuta më parë
23/06/18