Në 25 vende të Evropës janë ndier pasojat e devijimeve në rrjetin energjetik të Kosovës

  • 09 March 2018 - 08:57
Në 25 vende të Evropës janë ndier pasojat e devijimeve në rrjetin energjetik të Kosovës

Mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë po u shkaktojnë probleme edhe shteteve evropiane

Një devijim i frekuencës së energjisë, si pasojë e moskoordinimit mes Kosovës dhe Serbisë, i ka shkaktuar 113 gigavatë energji humbje Sistemit të Energjisë së Evropës Kontinentale, ka njoftuar Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E).

Devijimi i frekuencës së energjisë, sipas një kumtese të ENTSO-E, vjen për shkak se që nga mesi i janarit Kosova është duke shpenzuar më shumë energji elektrike sesa që aktualisht prodhon. Ndërkaq thuhet se Serbia ka dështuar ta balancojë rrjetin energjetik të Kosovës për të cilën aktualisht është përgjegjëse.

Tutje, ENTSO-E kërkon përgjegjësi për humbjet e shkaktuara nga ky devijim i frekuencave.

“Ky devijim i frekuencës mesatare, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë mënyrë në Sistemin e Energjisë së Evropës Kontinentale, duhet të rregullohet. Energjia e humbur momentalisht kap shifrën prej 113 gigavateve për orë. Çështja e kompensimit të kësaj humbjeje duhet të zgjidhet”, thuhet më tej në komunikatë.

(Kosova Sot)