Kelmendi:Në VV, u futën njerëz nga Baton Haxhiu dhe mafiozët e Devolllit

  • 09 March 2018 - 17:50
Kelmendi:Në VV, u futën njerëz nga Baton Haxhiu dhe mafiozët e Devolllit

Prof. Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se tani VV-ja po ballafaqohet seriozisht me pasojat e kompozimit si subjekt politik me lloj-lloj interesash e rrymash politike, të interesave të ndryshme. " Është ditur se në VV qenë futur struktura të ndryshme dhe shumë të rrezikshme për vendin. Në atë subjekt u futën njerëz nga Baton Haxhiu dhe mafiozët e Devollit. Në VV pati njerëz edhe të ish-subjektit politik të ORËS së Veton Surroit. Edhe partia e Shpend Ahmetit qe shkrirë në atë subjekt. Tërë këto struktura të futura në VV kishin për qëllim kapjen dhe shkatërrimin e VV-së. Në rastin më të keq ndarjen e saj apo daljen nga VV-ja, me qëllim të deformimit të saj dhe të krijimit të gjendjes së ndjerë në VV. Kështu edhe u bë", theksoi ai. "Nga struktura e VV-së dolën shumë elemente që vinin nga organizatat e ashtuquajtura humanitare, që për mendimin tim, ishin thjesht çerdhe të forcave të jashtme, të cilat nëpërmjet tyre krijuan spiunë dhe bashkëpunëtorë të rregullte për shtetet që i formuan. Nuk kemi organizatë pothuajse joqeveritare që nuk e vuri veten nën ombrellën e ndonjë subjekti ndërkombëtar. Po kështu dolën edhe elementet që e përdorën VV-në për t'u lidhur me krimin dhe me korrupsionin, të cilët nëpërmjet udhëheqjes komunale në Prishtinë, sidomos Devolli dhe kryespiuni, Haxhiu, e vunë Komunën nën dirigjimin e Klan Kosovës, të Devollëve dhe të Baton Haxhiut, duke pasur kryesisht për qëllim shfrytëzimin e aseteve të Komunës. Më së miri është që vetë VV-ja të organizojë punën e tillë dhe të kërkojë shkarkimin e Shpend Ahmetit, sepse është zgjedhur në emër të VV"-së", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)