Kosova dhe Barbadosi vendosin marrëdhënie diplomatike

  • 09 March 2018 - 19:26
Kosova dhe Barbadosi vendosin marrëdhënie diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli në Facebook ka njoftuar se janë vendosur marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Barbadosit.

Pacolli ka shkruar se për këtë sot në New York u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet dy vendeve.

Ai këtë marrëveshje e ka quajtur “dëshmia më e mirë se sukseset e Kosovës në diplomaci janë të pandalshme dhe të pakthyeshme”.

Për këtë në Facebook, në gjuhën angleze ka shkruar edhe përfaqësuesja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, e cikla edhe ka nënshkruar marrëveshjen.

(Kosova Sot)