Dy vëllezërit aksidentohen rëndë në rrugë, njëri humb jetën

  • 18 March 2018 - 22:37
Dy vëllezërit aksidentohen rëndë në rrugë, njëri humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një djali të ri, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Kukës, në fshatin Resk, ku 31 vjeçari me iniciale N.C, banues në Zall Lusën, duke drejtuar mjetin motor, tip “HONDA”,  i cili udhëtonte së bashku me vëllain,  nga fshati Lusën në drejtim të fshatit Kolesian, ka humbur kontrollin e motorit në hyrje të fshatit.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar vëllai i tij, D.C. Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore”.

(Kosova Sot)