Kadriaj:Heronjtë real të shtetndërtimit të Kosovës me plot kuptimin e fjalës janë bizneset e vogla dhe të mesme

  • 19 March 2018 - 13:31
Kadriaj:Heronjtë real të shtetndërtimit të Kosovës me plot kuptimin e fjalës janë bizneset e vogla dhe të mesme

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" thotë se heronjtë real të shtetndërtimit të Kosovës me plot kuptimin e fjalës janë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat për kundër përballjes me konkurrencë informale dhe me kushte aspak të favorshme si ligjore dhe infrastrukturore kanë arritur të mbijetojnë dhe të krijojnë emër dhe markë të veten në nivel vendor, rajonal dhe me gjerë. "Këto biznese çdo ditë përballen me probleme infrastrukturore me reduktime të energjisë elektrike me ngarkesë komunikacioni aq sa të bezdisshme, por edhe të kushtueshme për nga kostoja dhe vonesa në realizimin e planeve operative ditore që u kushton edhe në produktin dhe shërbimin final, po ashtu përkrahja shtetërore si për nga kushtet e politikave fiskale siguria në punë dhe mbrojtja ligjore në raste konteste me borxhet e këqija", shprehet Kadriaj. 

(Kosova Sot)