Gjysmë ore para seancës Haradinaj e teston votën e AAK'së

  • 20 March 2018 - 16:01
Gjysmë ore para seancës Haradinaj e teston votën e AAK'së

Kanë mbetur vetëm edhe gjysmë ore që të fillojë seanca për Demarkacionin me Malin e Zi. Kësisoj, kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kryetar i AAK’së, e ka mbledhur Grupin Parlamentar të partisë së tij. Sigurisht për ta testuar se kush është pro apo sa vota i ka saktësisht për Demarkacionin.

“Diskutim me Grupin Parlamentar të AAK-së para seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkaq, një takim të ngjashëm më herët e ka mbajtur edhe Partia Demokratike e Kosovës. 

Memli Krasniqi, shef i GP të PDK’së, ka thënë se do të mblidhen për të diskutuar për këtë situatë. Kujtojmë se Nait Hasani deputet i PDK’së është shprehur kundër marrëveshjes.

Në partinë e Mustafës, kundër marrëveshjes është deklaruar Ramiz Kelmendi. Ai ka thënë mbrëmë në 'DPT te Fidani' se nuk do ta votojë marrëveshjen. Kjo pasi familja e tij gjendet në rrezik.

(Kosova Sot)