Fetahu:Është e vërtetë se shoqëria kosovare gjithmonë kanë migruar qoftë për arsye politike apo edhe ekonomike

  • 20 March 2018 - 16:18
Fetahu:Është e vërtetë se shoqëria kosovare gjithmonë kanë migruar qoftë për arsye politike apo edhe ekonomike
PDK-ja, fajtorja kryesore Analisti Ilir Fetahu, për "Kosova Sot", tha se migrimi i të rinjve të Kosovës është tema më e dhimbshme që e shqetëson vendin. "Është e vërtetë se shoqëria kosovare gjithmonë kanë migruar qoftë për arsye politike apo edhe ekonomike, por migrimi i kohëve të fundit është shumë i dhimbshëm, ngase ata po qëndrojnë para ambasadave të huaja me shpresën se do të gjejnë punë dhe perspektivë", u shpreh ai. Sipas tij, në një të ardhme të afërt Kosova do të ketë pasoja të mëdha nga ky migrim. "Ndaj, institucionet tona duhet që të jenë të kujdesshme ndaj këtij fenomeni dhe që ta zhvillojnë vendin, në mënyrë që çdo i ri të ardhmen e vet ta shohë në Kosovë e jo që të gjejnë forma të tjera nga më të rrezikshmet dhe shpeshherë edhe duke dhënë me mijëra euro para të thata edhe në të zezën, që ta lëshojnë vendin e të shkojnë diku tjetër", vlerësoi Fetahu