Dreshaj pretendon se e di saktë kufirin

  • 21 March 2018 - 00:46
Dreshaj pretendon se e di saktë kufirin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, është pajtuar me deklarimin e Albin Kurtit, se Kosova humb territor nga marrëveshja për demarkacion në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit, ka thënë se e di saktë se ku është kufiri i Kosovës, dhe se e di që Kosova humb tokë nga kjo marrëveshje. 

Mirëpo, për të është më mirë që për këtë çështje të varen nga Vetëvendosje, se nga dikush tjetër, duke aluduar në Listën Serbe.

“Edhe unë e kam bindjen se Kosova i humb 8 mijë e 200 hektar, dhe me këtë pajtohem me Albin Kurtin. Por, ma mirë është më u mvarë dhe me na ndihmu Vetëvendosja, se me u mvarë prej dikujt tjetër. Se sa i përket kufirit, unë e di saktë edhe pa raport të Bulliqit, se ku është kufiri i Kosovës. E di dhe e pranoj se Kosova humb territor“, ka thënë Dreshaj.

Image

 

(Kosova Sot)