Kryesia merr edhe një vendim tjetër ndaj atyre që gjuajtën gaz në Kuvend

  • 21 March 2018 - 15:19
Kryesia merr edhe një vendim tjetër ndaj atyre që gjuajtën gaz në Kuvend

Kryesia e Kuvendit në takimin e para pak çasteve, përveç se vendosi t'i përjashtojë deputetët që gjuajtën gaz lotsjellës, po ashtu vendosi që ekipet e ekspertëve nga shëndeti publik të hynë ne sallën plenare dhe ta verifikojnë pastrimin e ambientit para rifillimit të seancës.

Deputetët e përjashtuar te Vetëvendosjes që refuzojnë të largohen nga salla plenare do të largohen me forcë nga Policia.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ndaj deputetëve që kanë gjuajtur gaz t'iu shqiptohet masa e përjashtimit

Xhelal Sfeqla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu, janë deputetët që përjashtohen nga salla ku do të mbahet seanca.

Të njëjtit gjuajtën dy herë radhazi gaz lotsjellës në momentin kur pritej të dilte në votim marrëveshja.

(Kosova Sot)