Selmani:Populli nuk është fajtor, kështu që deputetët e mbajnë përgjegjësinë

  • 21 March 2018 - 20:33
Selmani:Populli nuk është fajtor, kështu që deputetët e mbajnë përgjegjësinë

Qytetari Ilaz Selmani thotë se mbikëqyrjen e fuqishme të këtij procesi të bisedimeve dhe kërkimin e llogaridhënies për çdo lëvizje në këtë drejtim duhet ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës, deputetët e zgjedhur, që sipas Selmanit nuk janë sa duhet aktivë në këtë temë serioze."Nëse kanë marrëveshje të fshehtë ata, ne deputetët i kemi zgjedhur, janë 120 deputetë dhe nëse ata nuk e kanë vërejtur ose kanë bashkëpunuar me ata të cilët kanë bërë marrëveshje të fshehta, populli nuk është fajtor, kështu që deputetët e mbajnë përgjegjësinë", u shpreh ai. 

 

(Kosova Sot)