Emini: Kalimi i ligjit për demarkacionin nga ana e Kuvendit të Kosovës është një arritje e vonuar shumë

  • 23 March 2018 - 13:24
Emini: Kalimi i ligjit për demarkacionin nga ana e Kuvendit të Kosovës është një arritje e vonuar shumë

Analisti politik Ridvan Emini tha për "Kosova Sot" se kalimi i ligjit për demarkacionin nga ana e Kuvendit të Kosovës është një arritje e vonuar shumë, mirëpo është një hap shumë cilësor në drejtim të forcimit të shtetë- sisë së Kosovës."Nga ana tjetër kemi deklarimet e zyrtarëve të SBA-së dhe BE-së, të cilët e kanë përshëndetur dhe kanë deklaruar se Kosova do të ketë mbështetjen e tyre (SHBA-të në forcimin e shtetit, ndërsa BE-ja në rrugëtimin e Kosovës për në BE)", vijoi më tutje ai. Emini shtoi se hapi i cili është edhe si kusht nga ana e BE-së për liberalizim të vizave është luftimi i krimit. "Luftimi i krimit do të ndodhë jo vetëm një ditë, por krimi do të luftohet në mënyrë permanente nga institucionet kompetente të shtetit. Por, një ditë mund të ndodhë që kur zgjohemi në mëngjes të shohim një valë arrestimesh. Kosova në këtë rrugëtim vetëm se do të ketë përfitime dhe njëkohësisht do të ketë forcim të shtetit çdo ditë e më shumë", ka potencuar analisti Ridvan Emini.

(Kosova Sot)