Derisa deputetët e VV-së gjuanin gaz, Mikullovci 'pikturonte' (Foto)

  • 23 March 2018 - 17:59
Derisa deputetët e VV-së gjuanin gaz, Mikullovci 'pikturonte'  (Foto)

Tashmë është bërë e zakonshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i shohim duke luajtur në telefona ose duke vizatuar, përderisa mbahen seanca të ndryshme plenare. Diçka të tillë ka bërë sot deputeti më i vjetër për nga mosha, Adem Mikullovci.

Fotografi ynë ka kapur momentin kur deputeti nga radhët e VV-së, Adem Mikullovci ka vizatuar disa figura në një fletë. Kjo ka ndodhur kur deputetë të shumtë, me radhë kanë diskutuar në Kuvend.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së fundmi është bërë hit në internet pasi është parë duke bërë një sy gjumë.

Duket se Mikullovci ka zgjedhur artin që ta mbys monotoninë e krijuar në Kuvend.

Image

 

(Kosova Sot)