Dernjani:Fajtor për këtë situatë të mjerë që e kemi është korrupsioni - Lajme - Kosova Sot
Dernjani:Fajtor për këtë situatë të mjerë që e kemi është korrupsioni

Dernjani:Fajtor për këtë situatë të mjerë që e kemi është korrupsioni

Sipas qytetarit Dernjani, kjo edhe i ka shtyrë qytetarët tanë që të ikin jashtë vendit, ngase perspektivë për jetë në Kosovë me këtë garniturë pushtetarësh nuk ka. Ai thotë se në Kosovë nuk ka një stabilitet të duhur politik. Edhe qytetari tjetër Shaban Dernjani, për "Kosova Sot", theksoi se fajtor për këtë situatë të mjerë që e kemi është korrupsioni dhe ajo që duhet bërë është futja në burg e tërë kësaj kaste politike dhe të kuvendarëve e qeveritarëve tanë."E tërë garnitura e tashme e pushtetarëve tanë duhet të ndërrohet dhe në skenën politike duhet të vijë një klasë e re politike, që nuk ka njolla dhe afera. Kjo ngase se kjo klasë politike aktuale po i detyron të rinjtë tanë që të ikin jashtë vendit, sepse askush nuk dëshiron që të jetojë në një vend ku 20 për qind e qytetarëve të saj kanë vetëm nga 2 euro në ditë të ardhura personale. 

 

(Kosova Sot)

15 orë e 28 minuta më parë
16/10/18