Kështu do të jetë moti sot

  • 20 April 2018 - 10:52
Kështu do të jetë moti sot

Mot kryesisht i kthjellët

Sot mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të sillen në mes 6 e 19 gradë celsius.

Nesër, por edhe në ditën e dytë të fundjavës, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen në mes 8 e 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja ditore do të arrijë deri në 25 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa më e madhe e javës së ardhshme, do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me temperatura që do të sillen në mes 9 e 25 gradë celsius.

(Kosova Sot)