Kelmendi: Abuzimi me këto lista është bërë për qëllime të përfitimit politik, si votë për proceset politike

  • 20 April 2018 - 14:11
Kelmendi: Abuzimi me këto lista është bërë për qëllime të përfitimit politik, si votë për proceset politike

Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi thekson se nuk ka asnjë dyshim që abuzimi me këto lista është bërë jo vetëm për qëllime të përfitimit dhe pasurimit të ish- komandantëve të zonave, por edhe për qëllime të përfitimit politik si vlerë potenciale e votës për proceset elektorale.

"Në vend që të akuzohen bartësit e punës, sikundër ishte vetë udhëheqësi i Komisionit, z. Çeku, pastaj subjektet politike dhe ish-komandantët, të cilët e shfrytëzuan gjendjen për qëllime personale financiare dhe politike, duke shtuar numrin e vartëseve politikë, merren me anët joreale, që nuk kanë luajtur fare rol në punën e tillë. Rritja e numrit është bërë me qëllim të përfitimit politik. Por, mendoj se në këtë numër janë futur të dy kategoritë, ata aktivë dhe ndihmësit e tyre. Kuptohet se ky numër nuk është atëherë real. Po pavarësisht kësaj, i takon organeve kompetente të merren me këtë problem të madh shoqëror", u shpreh ai për "Kosova Sot".

"Nuk duhet lejuar që ishbashkëpunëtorët e armikut të bëhen veteranë, apo njerëzit që fare nuk kanë kontribuar të realizojnë statusin. Këto duhet hetuar dhe luftuar, nuk duhet lejuar", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)