Haziri:Nivel tepër i dobët qeveritar

  • 20 April 2018 - 14:15
Haziri:Nivel tepër i dobët qeveritar

Analisti politik, Arsim Haziri, për "Kosova Sot" tha se për ta parë injorancën dhe paaftësinë mjafton ta vështrojmë qeverisjen aktuale, respektivisht figurën qendrore të këtij pushteti, Ramush Haradinaj. "Ky përpos që është një pasqyrë e dobët në nivelin ndërkombëtar, ngase po shkakton skandale të rënda, ai të njëjtën logjikë e ka në zbatim edhe brenda Kosovës", u shpreh ai.

"Edhe rasti i vizitës së kryeministrit bullgar (vendi i të cilit udhëheq BE-në) përbën skandal të madh shtetëror, kjo natyrisht tregon edhe për nivelin e dobët të këshillimit që është vendosur brenda kabinetit qeveritar. Kjo anomali fatkeqësisht ka kohë që është vendosur masivisht në institucionet e larta publike dhe nga mënyra siç funksionojnë kanë neglizhuar rënd funksionalitetin shtetëror", vijoi më tutje ai."Kosova këtu ku është nuk është rastësisht, por ajo është falë liderëve, të cilët në emër të qeverisjes së dinjitetshme kanë uzurpuar e rrudhur pasuritë publike", theksoi Haziri. 

(Kosova Sot)