Arrestohet 69- vjeçari në Mitrovicë, i konfiskohen armë dhe municione

  • 20 April 2018 - 14:39
Arrestohet 69- vjeçari në Mitrovicë, i konfiskohen armë dhe municione

Policia në Mitrovicë sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për ekspozim dhe posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të llojeve të ndryshme: një pushkë automatike, një pistoletë dhe mbi 20 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është arrestuar M.K., 69 vjeçar, ku i arrestuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

(Kosova Sot)