Gaxherri: Kjo qeveri që nga dita e konstituimit, ka bërë vetëm skandale

  • 20 April 2018 - 16:13
Gaxherri: Kjo qeveri që nga dita e konstituimit, ka bërë vetëm skandale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar, Besa Gaxherri (LDK), tha për "Kosova Sot" se kjo qeveri që nga dita e konstituimit të saj ka bërë vetëm skandale."Edhe po deshëm nuk mund të identifikojmë se ka një sukses apo ndonjë veprim që identifikohet me interesat e këtij populli dhe qytetarëve. Neve si asnjëherë më parë në rrugëtimin tonë kemi nevojë për miq e mos të flasim për njerëz që kryesojnë qeveritë e vendeve të ndryshme si ka qenë kryeministri bullgar", u shpreh ajo."Sjellja e qeverisë së vendit tonë në këtë mënyrë duke e thyer protokollin e saj shtetëror na tregon mosrespekt të thellë, duke dëshmuar edhe një herë se kjo qeveri është arrogante e padijshme dhe se dita ditës ajo po dëshmohet gjithnjë e më shumë se është shumë e dëmshme për vendin tone", vlerësoi Gaxherri. "Shkuarja e z. Pacolli në Kukës, mu në ditën kur në Kosovë erdhi kryeministri bullgar, është një fyerje për mysafirin e lartë që erdhi në Kosovë, pra është një fyerje për Kosovën, sepse fundi i fundit ky vend është pavarësuar falë atributeve njerëzore që i ka pasur ky vend e popull me në krye ish-presidentin Ibrahim Rugova që na përfaqësoi denjësisht atëherë kur në botë nuk e dinte askush se ku është Kosova. Dhe ka qenë pikërisht sjellja e z. Rugova respektin, konsideratën dhe virtytet që i ka ky komb e ka kthyer botën dhe sytë e saj nga Kosova. Kurse ne sot me dy-tre apo dhjetë kapadainj që kanë ardhur në krye të këtij vendi e përfaqësojnë një popull e një vend krejt ndryshe sesa që është realiteti në Kosovë", potencoi ajo.

(Kosova Sot)