Aliu:Ishte dashur që edhe ndaj komandantëve të ngriheshin aktakuza

  • 20 April 2018 - 18:07
Aliu:Ishte dashur që edhe ndaj komandantëve të ngriheshin aktakuza

Sipas Bislim Aliut, fryrja e listave për status të veteranit të luftës dhe të paguhet deri në 1 mijë euro, që të fitohet statusi i pensionit të UÇK-së, me të vërtetë është një gabim i pafalshëm dhe për këtë ka bërë mirë që EULEX-i që ka filluar të ngritë aktakuzë."Mendoj se në shënjestër të hetimeve nuk duhet të ishin vetëm përfituesit e keqpërdoruesit, por i gjithë establishmenti politik, i cili e ka kryer dhe mbështetur këtë sistem të tillë! Ishte dashur që edhe ndaj komandantëve të ngriheshin aktakuza, meqë ata i kanë verifikuar dhe mbikëqyrur këto lista të rrejshme", vlerësoi Aliu për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)