Badallaj:Me Hashim Thaçin, Kosova ka humbur dhe Serbia ka fituar

  • 22 April 2018 - 12:26
Badallaj:Me Hashim Thaçin, Kosova ka humbur dhe Serbia ka fituar

Analisti politik, Reshat Badallaj, mendon se Kuvendi nuk do të duhej lejuar më tutje që presidenti të jetë në krye të këtyre bisedimeve, por që të gjejë zgjidhje tjetër, ngase, sipas tij, deri më tash, nga procesi i dialogut të cilit i ka prirë presidenti, fillimisht nga pozita e kryeministrit, Kosova ka humbur dhe Serbia ka fituar. "Personalisht unë jam plotësisht kundër që Hashim Thaçi të udhëheqë bisedimet me Serbinë fashiste, sepse ka një mori arsyesh, por po i përkujtojmë se ka qenë disa herë shumë i papërgatitur, ka bërë shumë lëshime dhe gafa në dëm të Kosovës, është vërtetuar se është njëri i dyshimtë dhe i shitur. Publikisht dihet se shumë herë ka shtruar dreka e darka me Aleksandar Vuçiqin, nejse ato zyrtare, por e kam fjalën shumë sosh tinëzisht dhe prapa krahëve të popullit, që ka rezultuar shumë të dyshimta dhe kemi humbur shumë. Pastaj, vetëm e vetëm sa për të shpëtuar lëkurën e tij të zëmë me Gjykatën Speciale, që me fajin pikërisht të tij dhe të askujt tjetër u bëmë gazi i botës, pastaj sa dëm të madh na solli dhe na armiqë- soi me Bashkimin Evropian dhe Amerikën," tha Badallaj për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)