Ndryshojeni menjëherë fjalëkalimin e "iPhone"-it tuaj

  • 22 April 2018 - 16:33
Ndryshojeni menjëherë fjalëkalimin e

EKSPERTËT E SIGURISË TËRHEQIN VËREJTJEN SE PËRDORUESIT E CELULARËVE "APPLE" JANË NË RREZIK NGA PROGRAME TË REJA PIRATE 

Ekspertët janë të shqetësuar rreth implikimeve të një pajisjeje të tillë për të dhënat personale

Një kompani sekrete ndërkombëtare ka shpikur një program i cili mund të thyejë mbrojtjen e çdo pasuordi të 'iPhone'-it për pak minuta dhe, tani përdoruesve të celularëve "Apple" iu tërhiqet vërejtja që të ndryshojnë menjëherë pasuordin gjashtëshifror të tyre, me qëllim që të mbrohen nga këto sulme. Një kompani e panjohur private nga Atlanta, e quajtur "Grayshift", është ajo për të cilën thuhet ta ketë zhvilluar këtë teknologji. Sipas asaj që thotë drejtori i kompanisë "Malwarebytes", biznesi i kompanisë "Grayshift" ka filluar në vitin 2016 dhe kjo kompani ka rreth 50 punëtorë. Kjo kompani është themeluar nga disa kontraktues të vjetër të inteligjencës amerikane dhe nga një ish inxhinier i kompanisë "Apple". Kjo kompani është tepër sekrete, ku në faqen e parë të uebsajtit të saj thuhet: 'Grayshift nuk është për këdo' dhe mbrohet nga një portal i cili thekson disa ligje. "GrayKey" është produkti kryesor i kësaj kompanie dhe nënkupton një pajisje portabël, e cila mund të 'thyejë' mbrojtjen e pajisjeve 'iPhone' brenda pak minutash, transmeton "Kosova Sot Online".

 

Kutia e hirtë

Materialet e marketingut për këtë produkt iu janë dërguar grupeve të policisë dhe forenzikës. Ato ofronin dy opsione: një version online që mund të përdoret 300 herë dhe kushton 15,000 dollarë; ose një version i pakufizuar offline, që kushton 30,000 dollarë. Në informatë thuhej se "GrayKey" mund të punonte edhe në versionin më të ri të pajisjeve 'iPhone', duke përfshirë edhe the 8 dhe X. Materialet nuk zbulojnë se cilat mangësi i targeton "GrayKey" për të pasur qasje ndaj celularëve, por ekspertët thonë se, me gjasë, pajisja përdorë forcën brutale - një metodë që përdoret nga programet për të dekoduar të dhënat e koduara. "'GrayKey' është një kuti e hirtë, e gjerë 4 inç, e trashë 4 inç dhe e gjatë 2 inç, me dy kabllo ndriçuese në pjesën e përparme", thotë Thomas Reed, drejtor i kompanisë "Malwarebytes" në një postim në blog. "Në të njëjtën kohë mund të lidhen dy pajisje 'iPhone', për rreth dy minuta. Më pas, ato shkyçen nga pajisja, por ende nuk janë 'thyer'. Më pas, në celularë paraqitet një ekran i zi, me paskod, në mesin e informatave të tjera. Sipas dokumenteve të "Grayshift", për paskodet gjashtëshifrore mund të nevojiten deri në tri ditë, apo edhe më shumë, ku kjo kohë shtesë nuk është e përcaktuar saktësisht". Reed shpjegon se, pasi që "iPhone" të jetë hapur, atëherë tërë përmbajtja e tij shkarkohet në pajisjen "GrayKey" dhe mund të qaset online. 

Përdoruesit që janë në kërkim të një sigurie shtesë

Mathew Green, asistent profesor dhe kriptograf në Institutin informativ të sigurisë "Johns Hopkins", zbuloi se, sikur edhe që mund të pritej, sa më shumë shifra që ka në paskod, as më shumë kohë nevojitet për thyerjen e tij. Një paskod me dhjetë shifra, mesatarisht do të kërkonte 4629 ditë për t'u thyer, por celularët me paskod me katër shifra, mund të thyhen brenda 6.5 minutash. Ekspertët janë të shqetësuar rreth implikimeve të një pajisjeje të tillë për të dhënat personale. Derisa kjo pajisje aktualisht është duke u përdorë nga organet e zbatimit të ligjit, ajo mund të përdoret për qasje edhe ndaj të dhënave të personave të pafajshëm. Përdoruesit që janë në kërkim të një sigurie shtesë, mund ta përdorin një opsion i cili fshin të gjitha të dhënat nga celulari pas 10 tentimeve të gabueshme të shkrimit të paskodit.

Si ta ndryshoni paskodin në iPhone-in tuaj?

• Shkoni te Settings. • Klikoni Touch ID & Passcode dhe futeni paskodin tuaj aktual. • Klikoni Change Passcode dhe futeni paskodin tuaj të vjetër edhe një herë. • Klikoni Password Options që gjendet në pjesën e poshtme të ekranit. • Klikoni kodin alfanumerik të rëndomtë (Custom Alphanumeric Code) • Futeni paskodin tuaj të ri dhe përkujdesuni që ai të përfshijë shkronja, numra dhe simbole.

(Kosova Sot)