Burjani: Hashim Thaçi në panik

  • 23 April 2018 - 17:02
Burjani: Hashim Thaçi në panik

Reale i sheh të dyja këto raporte për fokusin e tyre kritik edhe analisti Blerim Burjani.

"Raporti i KE-së, sikurse edhe ai i DASH-it, është objektiv dhe është përshkrim besnik i asaj që ka ndodhur në Kosovë, duke pasur parasysh joseriozitetin, frikën dhe panikun eHashimit dhe të tjerëve që janë gjendur dhe gjenden në situatë të pa lakmueshme me këtë gjykatë. Ka edhe shumë gjëra që përmenden në raport, e të cilat ndikojnë negativisht në rrethana integrative të Kosovës në BE: politika e dështuese që udhëheq vendin, politikë zhvatëse ndaj buxhetit, zhvillimi i një korrupsioni të instaluar zyrtarisht sistem shtetëror dhe shumë gjëra të tjera negative janë përmendur aty e që e kanë sjellë këtë qeveri në pozitë ikjes. Pra, kjo qeveri do të duhej të ikte sa më parë", është shprehur ai për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)