Mbi dy shekuj histori në objektin 'Mehmet Pasha'

  • 25 April 2018 - 18:02
Mbi dy shekuj histori në objektin 'Mehmet Pasha'

BIBLIOTEKA E PARË NË BALLKAN GJENDET NË PRIZREN

Nevojitet mbikëqyrje e përhershme institucionale

Vetë simbolika e shkrimeve të moçme jep për të kuptuar se kultura e këtij qyteti është shumë e vjetër. Prizreni, qyteti buzë Lumëbardhit, pas shumë monumenteve të trashëgimisë, e ka edhe Bibliotekën më të vjetër të Kosovës. Kurse kryeimami KBI në Prizren, Besim Berisha, tregon se tashmë dihet se biblioteka më vjetër në Kosovë është biblioteka e "Mehmet Pashës" në Prizren. Kjo bibliotekë ka libra mbi dy shekuj të shkruar, libra shkencorë, si dhe libra fetarë. Kjo bibliotekë duhet të ketë mbikëqyrje institucionale", ka thënë për "Kosova Sot" Enver Bahtiu, njëri nga intelektualët e këtij qyteti. Ai shpjegon se Soziu ishte një djalë i shkolluar në Turqi dhe një intelektual i madh i kohës. Sozi është pseudonim i Mevlana Muhamed efendi ibn Abdullahut.

Veprat e shkruara 500 vjet më parë

Soziu ishte figurë e shquar e gjysmës së dytë të shekullit XV, e gjysmës së parë të shekullit XVI. Ka lindur në Prizren më 1455 dhe ka jetuar deri më 1524/25. Është varrosur në Prizren në oborrin e xhamisë në lagjen "Tabakhana". Kjo xhami edhe tash quhet "Xhamia e Sozit". Në varrin e tij shkruan në gjuhën arabe "Ai është i amshueshëm". Dihet se, një kohë, ka qenë kadi. Më 1513 Sozin e gjejmë në Prizren, ku legalizon "Vakifnamesi"-n e tij. "Vakifnamesi", sipas Hasan Kaleshit, është dokumenti më i vjetër, shkruar nga Prizreni, gjatë periudhës turke. Të dhënat, për prejardhjen kombëtare të Sozit, disa nga këto dokumente e nxjerrin atë me prejardhje shqiptare, duke u nisur nga fjala shqipe e përngjitur "syzi", për analogji, "kryezi" etj. Pseudonimi "Sozi" mund të ketë dalë nga fjala turke "soz", që ka disa kuptime: fjalë, shprehje, dëshmim, zotim, angazhim, premtim etj. Kurse lidhur më këtë figurë madhore flet Enver Batiu historian. Ai pohon se "Syzi" (kështu e quan ai), zotëronte gjuhën arabe, persishte e turqishte. Ka shkruar shumë vargje, të cilat nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, pos ndonjërit: Livadhet janë kopshtet e pemëve të qiellit. Këto buzëqeshje janë çezme të diellit. Vepra më e njohur e tij merret libri "Mihaloglu Ali Bej Garavatname" (Epi për pushtimet e Mihaloglu Ali Beut), shkruar rreth 500 vjet më parë në vargje."Ai pastaj tregon për herë të parë se Soziu ka vdekur në një gur duke iu lutur, transmeton "Kosova Sot Online".

Soziu e deshi kulturën shqiptare

Sozi Çelebiu, bashkë me xhaminë ndërtoi edhe mejtepin, bibliotekën (në historinë e bibliotekave të Kosovës njihet si biblioteka e parë e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit). Nga kjo bibliotekë tani ka edhe disa dokumente të vjetra. Është e njohur vepra poetike e tij e shkruar "Gazavetnameja". Përmendet se renovimin dhe ngritjen e minares së Soziut e ka bërë Ymer beu. Një pasha i lartë deshi që t'ia kthejë borxhin këtij poeti të madh, që kishte bërë shumë për Prizrenin, ashtu siç në gjuhën e kohës e quanin poeti i madh nga Zerreni, Nehari që nënkuptohej Prizreni dhe për Soziun, pasi që ai kishte ngritur një bibliotekë të parën në Ballkan, si shenjë nderimi atij iu ngrit ura si dhuratë, pasi që ajo lidhte lagjen e traditës tabakhane me lagjen Sozi, ku ishte Biblioteka, ishte xhamia e ku kishte edhe traditë të civilizimit. Enner Batiu ka theksuar se Soziu ishte një personalitet që mbi të gjitha e deshi traditën e kulturën shqiptare dhe ai nuk ka pasur si ta ngrinte këtë urë. Prizreni dhe shkrimet e lashta që tashëm gjenden në Prizren duhet të mblidhen të gjitha së bashku. Thuhet se ka edhe familje të Prizrenit që kanë dhuruar shumë vlera që në vete janë kryesisht libra shkencorë, fetarë

 

(Kosova Sot)