E kaluara e zezë e familjes nga Kamenica: 14-vjeçari është fëmija i tretë i familjes që u vra nga prindi

  • 24 May 2018 - 14:52
E kaluara e zezë e familjes nga Kamenica: 14-vjeçari është fëmija i tretë i familjes që u vra nga prindi

Familja Bernjashi nga Karaçeva e Kamenicës, njihet në fshatin e tyre. Nuk është veç krimi i sotëm ai që e paraqiti Ganiun si vrasës brenda familjes. Para shumë vitesh, ngjarje e njëjtë kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Babi i Ganiut, Hamdiu, i kishte vrarë dy vajzat e tij duke i hedhur në bunar dhe duke i lënë aty për disa ditë. Kishin qenë banorët e fshatit ata të cilët i kanë nxjerrë trupat e pajetë të tyre nga bunari.

“Para shumë viteve babai i këtij Ganiut i kishte vrarë dy vajzat e tij duke i gjuajtur në bunar. Ne banorët i kishim nxjerrë ato trupa nga puseta. Sot ndodhi histori pothuajse e njëjtë”, kanë thënë  familjarët.

Kujtojmë se Gani Bernjashi, 60-vjeçari nga Karaçeva e Kamenicës, vrau mbrëmë djalin e tij të hasretit Luanin, 14 vjeç, i cili ka vdekur si pasojë e goditjeve me shkop. 

Krimin Ganiu ishte munduar ta fshehë, duke thënë se djali i tij i ndjerë ishte aksidentuar. Ndaj Ganiut, Prokuroria Themelore në Gjilan e ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orëve. 

(Kosova Sot)